Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët ‘dervisha’

08 shtator 2026 | 14:19

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk e kupton pse atyre u është shtuar doza e autokracisë.

Sipas Tahirit, Lumir Abdixhiku po e lufton demokracinë brenda LDK-së, ndërsa Albin Kurti i ka shndërruar në “dervisha” të vetët në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo ka përmendur edhe Edi Ramën, duke thënë se askush në PS nuk guxon të flasë, ndërkohë që protestat po vazhdojnë.

“Çfarë po ju ndodh liderëve politikë shqiptarë me kaq shumë dozë autokratike. Shihni Abdixhikun, po lufton demokracinë e brendshme. Shihni Kurtin, i ka shndërruar në dervisha të vetët. Shihni Edi Ramën, ata të PS-së as ciu nuk guxojnë me ba, ndërkohë që anija e protestuesve po lëkundë gjithë vendin…”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florentina Kryeziu shpall te pa vlefshme diplomën e shkollës se…