Kurti vizitoi shtëpinë përfituese të masës për efiçiencë të energjisë

08 shtator 2026 | 15:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar një nga 51 shtëpitë e rinovuara përmes masës me efiçiencë të energjisë.

Kryeministri Kurti gjatë vizitës në familjen Dragidela, tha se deri në fund të vitit, do t’i përkrahim 192 familje duke ua rinovuar shtëpitë, e në 2028 ky numër do të shkojë në 280 familje në tërë Kosovën.

“Kjo familje ka konsumuar mbi 85 megavat orë në vit dhe tash do të ketë një rënie të konsumit plus kushte më të mira brenda, që do të thotë e ngrohtë gjatë dimrit dhe e freskët gjatë verës, me një zbritje të shpenzimit të energjisë prej rreth 74 për qind”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit Kurti, pesë anëtarët e familjes Dragidela do të kenë kushte më të dinjitetshme për jetë, pas investimeve që janë bërë në termoizolimin e fasadës dhe të çatisë.

Ai ka falënderuar Qeverinë e Danimarkës për financimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, UNDP-në për partneritetin e shkëlqyeshëm, Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur kreut të…