Lladrovci: ‘Zjarri i Lirisë’ në Negroc lë të jetë porosi se zjarri i zemrave tona për drejtësi, nuk ndalet

08 shtator 2026 | 21:24

Në Negroc, në vendlindjen e Jakup Krasniqit, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, me ç’rast, Ramiz Lladrovci ka theksuar në rrjetin social se “Lavdia e UÇK-së, është lavdi e ringjallur e frymës së Skënderbeut, pas mbi pesë shekuj, lavdia për jetë të dinjitetshme, të lirë dhe të barabartë me kombet e qytetëruara”.

Postimi i plotë i tij:

Sonte, në Negroc, në fshatin e lindjes së Bacit Jakup, ky “Zjarri i Lirisë”, lë të jetë porosi se zjarri i zemrave tona për drejtësi, nuk ndalet.

Sonte e japim mesazhin nga këtu se heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexha, kanë qenë, janë dhe mbesin historia jonë e gjallë, historia që flet çdo ditë, në shtetin tonë, Republikën e Kosovës.

Zjarri i lirisë nga Negroci, është zjarr që mban gjallë shpresën tonë për drejtësi dhe lirimin e heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Lavdia e UÇK-së, është lavdi e ringjallur e frymës së Skënderbeut, pas mbi pesë shekuj, lavdia për jetë të dinjitetshme, të lirë dhe të barabartë me kombet e qytetëruara!

Zjarri i lirisë, është sonte lajm nga zemrat tona, për drejtësi, për ardhjen e heronjve tanë të luftës dhe të paqes. Ata janë të pafajshëm, ata janë vetë populli ynë krah kombeve e shteteve të lira e demokratike!

Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e…