25-vjeçari nga Prizreni ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i 18 majit

06 qershor 2025 | 17:11

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, në një përgjigje për Express ka konfirmuar për vdekjen e 25 vjeçarit nga Prizreni që ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Pouskë.

Ai ka treguar se i riu Erdal Tumba ka qenë duke u trajtuar në QKUK dhe ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, saktësisht në orën 8 e 35 minuta si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 08:35, Policia është informuar përmes telefonit nga QKUK se i lënduari në aksidentin e trafikut të ndodhur më 18.05.2025, në afërsi të fshatit Puskë, Prizren, E.T., 25-vjeçar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në atë aksident”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka kujtuar se në të njëjtin aksident të ndodhur ditë më parë, në vendin e ngjarjes kishte vdekur edhe një 19 vjeçare nga Prizreni.

“Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.Kujtojmë se në aksidentin e njëjtë, kishte ndërruar jetë në vendngjarje edhe një 19-vjeçare nga Prizreni”, ka thënë ai.

Tumba do të varroset sot në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një…