
26 vdekje në vendin e punës vetëm për 10 muaj
19 tetor 2025
| 08:51
Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Kritika të mëdha u dhanë ndaj secilit akterë sa i përket gjendjes së punëtorëve në sektorin privat.
Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit në Inspektoratin e Punës, Rizah Plakolli, në intervistën e dhënë për Ekonomia Online tha se inspektorati është duke hartuar një planveprimi për t’i parandaluar rastet me fatalitet.