26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

10 qershor 2025 | 08:04

Sot mbushen 26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.

Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 kishte urdhëruar për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë kishte miratuar Rezolutën 1244, ku u dërguan 37 200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Më 12 qershor 1999 në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do ta administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, bëri me dije sërish se…