Bekim Haxhiu ngre padi për shpifje ndaj Haki Abazit (Dokument)

10 prill 2020 | 18:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka paditur zëvendëskryeministrin në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja Haxhiu ka diplomë nga Karachi i Pakistanit, raporton “Epoka e re”.

“Sot edhe zyrtarisht kam ngritur padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë ia dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngritur padi ndaj tij për shpifje. Kush do që mundohet të përçmoj vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në gjykatë”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Ai ka theksuar se shumën e mjeteve që do t’i përfitojë nga shpifja e Haki Abazit do t’i investojë në WC publike në qytetet e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar me 100 pako higjienike familjet…