290 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në QKUK

12 mars 2021 | 10:23

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka thënë se për momentin situata me Covid-19 në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, është e menaxhueshme.

Lenjani ka theksuar se në nivel vendi janë të shtrirë 632 të sëmurë me Covid.

“Prej tyre 290 janë të shtrirë në QKUK, 402 në spitale regjionale. Në nivel vendi 487 janë në oksigjeno terapi, 23 janë me mbështetje të avancuar të rrugës së frymëmarrjes, 5 janë të intubuar dhe 90% i shfrytëzimit të shtretërve në QKUK dhe në spitalet regjionale”, ka pohaur Lenjani në takimin e Komitetit për vlerësimin e situatës me Covid-19.

Ai ka thënë se që nga dita e djeshme në Klinikën Infektive të gjithë shtretërit janë pajisur me oksigjen qendror.

“Që nga dita e hënë QKUK-ja ka riorganizuar zgjerimin e kapaciteteve, kemi siguruar shtretër rezervë që nëse rritet fluksi të gjithë pacientët të kenë ku të trajtohen”, ka dekalruar Lenjani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përsiatje politike / TRIADA E KOSOVËS (4) Shkruan: Bedri Islami…