
30-vjeçari nga Ferizaj ishte në kërkim, policia e arreston në ora 6 të mëngjesit
26 korrik 2023
| 11:38
Policët e Stacionit në Ferizaj sot në mëngjes në shtëpinë e tij me urdhëresë të gjykatës e kanë arrestuar L.O (M/K), i moshës 37-vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej gjashtë ( 6 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.