301 pacientë me Covid-19 nëpër spitale, 22 në gjendje të rëndë

11 korrik 2020 | 15:38

Në QKUK dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19, ka njoftuar Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.

“Nga numri prej 301 pacientëve, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 Korrik 2020, ka të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

“Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Deri tash në Kosovë kanë vdekur 97 pacientë të prekur me COVID-19. Janë prekur gjithsejtë 4 mijë e 512 qytetarë, prej të cilëve 2 mijë e 156 janë shëruar.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se  12 milionë banorë, janë shëruar gati 7 milionë dhe kanë vdekur 560 mijë njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviç, në një intervistë për “Sportweek”, pranoi se gjithmonë…