(Foto / Videoreportazh, nata XIII në Prishtinë) E shtuna, natë e qetë, respektohen masat kufizuese
18 korrik 2020
| 23:19
Qytetarët dhe bizneset e gastronomisë në kryeqytet janë duke respektuar në masë të madhe masat anti Covid.
Edhe në natën e trembëdhjetë ka pasur lëvizje të pakta të qytetarëve dhe qarkullim të veturave.
Sonte më shumë vërehej qarkullim i taksive, veturave të bizneseve dhe të atyre që dërgojnë porosi të ushqimeve, raporton “Epoka e re”.
Gjithashtu rrugëve të kryeqytetit shiheshin lëvizje edhe të veturave të policisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 5 617, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 811.









(Epoka e re)



