4 gara radhazi pa u ngjitur në podium, Verstappen: S’jam i befasuar, suksesi shkon e vjen

19 gusht 2025 | 13:33

Vitet e fundit nuk ndodh shpesh që të shohim një podium të Formula 1 pa një flamur holandez, diçka me të cilën të gjithë jemi mësuar falë Max Verstappen.

Ai ka përfunduar në tre vendet e para 117 herë që nga viti 2016. Megjithatë, kriza teknike me të cilën përballet Red Bull është shumë e thellë edhe për 4 herë kampionin e botës, i cili nuk është ngjitur në podium që nga gara e Montreal (Kanada). Për arsye të ndryshme, Verstappeni nuk ka parë një podium në katër garat e fundit, një gjë e rrallë për të.

“Nuk është surprizë, natyrisht duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballemi te Red Bull. Për rreth katër vjet, kam pasur shumë rezultate të mira. Pra, suksesi vjen dhe shkon”, ka thënë kampioni i botës në Formula 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën përgatitore të Dhomave të Specializuara të Kosovës në…