
4-shi i PDK-së në Gjilan, Izmi Zeka: PDK edhe njëherë tregoi se është forca që bën ndryshimin
Kandidati i PDK-së për asamble në Gjilan, Izmi Zeka, i cili në listën e kësaj partie ka numrin 4, ka thënë se këto ditë të fushatës zgjedhore, PDK-ja edhe njëherë tregoi se është forca që bën ndryshimin dhe, mbi të gjitha, garanton siguri dhe trajtim të barabartë për qytetarët.
“Me PDK-në, Gjilani do të gjejë zhvillim të gjithanshëm: në infrastrukturë rrugore, arsim, ekonomi, kulturë, rini, sport, shëndetësi dhe transparencë në të gjitha fushat komunale”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i tij:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Këto ditë të fushatës zgjedhore, PDK edhe njëherë tregoi se është forca që bën ndryshimin dhe, mbi të gjitha, garanton siguri dhe trajtim të barabartë për qytetarët.
Me PDK-në, Gjilani do të gjejë zhvillim të gjithanshëm: në infrastrukturë rrugore, arsim, ekonomi, kulturë, rini, sport, shëndetësi dhe transparencë në të gjitha fushat komunale.
Prandaj, 191 rikthen zhvillimin për Gjilanin.
Numri 4 është rikthimi te një qytet që e duan Gjilanasit.