
40 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore
17 gusht 2020
| 15:00
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, prej tyre 441 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, theksohet në njoftimin e QKUK-së.
Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi.
(F.D / Epoka e re)