
6% e holandezëve e identifikojnë veten si LGBT
Jo më pak se 6% e qytetarëve të Holandës e identifikojnë veten si pjesëtarë të komunitetit LGBT.
Kështu kanë treguar të dhënat nga disa intervistime në vende të botës, përpunuar së bashku me të dhënat qeveritare të shteteve të zhvilluara.
Holanda radhitet edhe e para në këtë përqindje.
Nga ana tjetër, vendin e dytë e zënë kanadezët, të cilët në masën 5.3% identifikohen si pjesë e komunitetit LGBT.
Amerikanët renditen të tretët me 4.5% të totalit të popullsisë.
Më pas ndjekin gjermanët me 3.9%, francezët me 3.7%, brazilianët me 3.5% dhe australianët me 3.2%.
Ndër vendet më të zhvilluara të Evropës, përqindjen më të ulët të personave që e përcaktojnë veten si pjesë e komunitetit LGBT e zënë britanikët me 2.2% të totalit.
Ndërkaq, nuk e kalojnë shifrën e 3% as Spanja, Suedia, Irlanda e Veriut, apo Danimarka.