61 % e gjermanëve pajtohen me kategorizmin e AfD-së si parti ekstremiste, 48 % pro ndalimit të saj

05 maj 2025 | 08:26

Thuajse gjysma e qytetarëve gjermanë janë pro ndalimit të AfD-së pasi kjo parti e ekstremit të djathtë u kategorizua zyrtarisht si organizatë ekstremiste e djathtë nga shërbimi sekret i brendëshm i Gjermanisë.

Sipas një sondazhi përfaqësues të kryer këtë fundjavë nga instituti i sondazheve INSA me porosi të gazetës Bild am Sonntag , 61% e gjermanëve janë dakord me kategorizimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si organizatë “e konfirmuar ekstremiste e djathtë” nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV).

48% e të anketuarve e mbështesin madje ndalimin e kësaj partie. Rreth 37% thanë se janë kundër ndalimit, ndërsa 15% u shprehën se nuk janë as pro as kundër.

Sa u përket efekteve të një ndalimi të mundshëm të AfD-së 35% e të anketuarve thanë se mendonin se një masë e tillë do ta forconte demokracinë, ndërsa 39% mendjnë se do ta dëmtonte demokracinë. Rreth 16% thanë nuk ​​mendonin se ndalimi do të kishte ndonjë efekt, ndërsa 10% nuk kanë ndonjë mendim për këtë pyetje.

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV). Ky klasifikim ishte në fuqi më parë vetëm për tri degë rajonale në lindje të Gjermanisë: Tyringji, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt.

Që nga marsi i vitit 2021 AfD klasifikohet në mbarë vendin sigrup i dyshuar ekstremisti djathtë. Për këtë qëllim shërbimit sekret vendas iu lejua të përdorte edhe burime të sekrete si informatorë, survejim dhe vlerësim të burimeve publike dhe jopublike. Sipas hetuesve BfV-së që e ka qendrën në Këln, janë pikërisht këto vëzhgime, të cilat e kanë vërtetuar tashmë dyshimin se partia ndjek synime antikushtetuese.

Ky klasifikim u dha sërish vrull diskutimeve për ndalimin e AfD-së. Megjithatë kancelari në largim, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi kundër një “vendimi të nxituar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me flamurin kombëtar është pritur pasardhësi i familjes së heroit…