
7-shja e LDK-së, Jeta Rafuna synon të vazhdojë misionin e saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Shefja e grupit të asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, kandidon edhe për një mandat të ri në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në këto zgjedhje që mbahen me 12 tetor, Jeta Rafuna mban numrin 7, një numër që përfaqëson vazhdimësinë e punës dhe angazhimit të saj për një Prishtinë më të zhvilluar, më të pastër dhe më funksionale për të gjithë.
“Të dashur qytetarë të Prishtinës, Gjatë këtyre katër viteve kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbej si Asambleiste në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit, si dhe të udhëheq Grupin e Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë këtij mandati kemi ngritur zërin për interesat e qytetarëve, kemi mbrojtur transparencën dhe kemi propozuar zgjidhje konkrete për zhvillimin e Prishtinës sonë dhe kam mbrojtur në vazhdimësi politikat e LDK-së. Me përvojën e fituar në disa mandate dhe me përkushtimin e pandalur për qytetin tonë, rikandidoj për një mandat të ri në Asamble, për të vazhduar punën që kemi nisur së bashku për transformimin e Prishtinës.
Në këtë garë mbaj numrin 7, një numër që përfaqëson vazhdimësinë e punës dhe angazhimit tim për një Prishtinë më të zhvilluar, më të pastër dhe më funksionale për të gjithë”.
“Bashkë mund të shkojmë më përtej sfidave dhe të ndërtojmë një Kryeqytet, ku secili ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar.
Unë jam Jeta – dhe me numrin 7 vazhdojmë rrugën që e nisëm, për një Prishtinë që e do jetën”, ka shkruar Rafuna në postimin e saj në “Facebook”.