
7 VJET NGA FJALIMI I FAMSHËM NË PRIZREN, I KRYETARIT TË PARË TË PARLAMENTIT TË MAQEDONISË SË VERIUT TALAT XHAFERI
Lidhja Shqiptare e Prizerenit është ngjarja më madhore e popullit shqiptar dhe e luftës për liri e çlirim të Atdheut nga pushtuesit osmanllinj!
Që kur është mbajtur më 10 qershor 1878 e gjithmonë nëpër histori, Lidhja ka qenë gjallë, ka qenë frymëzuesja më e madhe e çdo atdhetari, politikani e luftëtari patriot kombëtar shqiptar!
Programi politiko-patriotik, luftarak e çlirimtar i lidhjes ka qenë pjesë e çdo organizimi të mirëfillët, që pas shuarjes së saj me gjak e dhunë nga sulltanët e perandorisë pushtuese osmane!
Abdyl Frasheri e Ymer Prizereni, Sylejman Vokshi e Mic Sokoli, por edhe qindra emra të mëdhenj e figura të lavdishme udhëheqëse, drejtues e pjesmarrës të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, në çdo përvjetor, shikojnë e dëgjojnë nga qielli, se si vëllezërit e bijtë e Tyre, mblidhen në Prizeren, dhe nderojnë, aty ku dikur Ata u lidhën me besa-besë, për të çliruar tokat shqiptare nga perandoria pushtuese osmane!
Kompleksi i famshëm memorial e historik i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, në përvjetorin e 140, ka pritur një pjesmarrës të veçantë, Ai i cili me pjesmarrjen e Tij shënoi një ngjarje të madhe kombëtare, shënoi nderimin maksimal të luftës titanike çlirimtare, që ka zhvilluar populli shqiptar, që pas shuarjës me gjak të Lidhjes!
Në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, pati marrë pjesë dhe kishte mbajtur fjalim historik, Kryetari shqiptar i Parlamentit te Maqedonisë së Veriut, klKomandant Brigade i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shqiptari në zë e politikani i shquar Talat Xhaferi!
Edhe atdhetari më i madh shqiptar e më optimist nuk ka mundur të shpresojë e të besojë, se në përvjetorin e 140-të të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, jo vetëm do të jemi të lirë e të pavarur nga Serbia pushtuese, por atë përvjetor jubilar, do të vinte dhe do të rreshtohej, do të bënte nderim dhe do të mbante fjalimin e parë historik, shqiptari i parë që udhëhoqi me Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ushtaraku i lartë i karieres dhe komandant brigade i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Talat Xhaferi!
Gjuha e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte gjuha shqipe, kjo gjuhë është bërë zyrtare edhe në Maqedoni të Veriut, aty ku ishte Kryetar i parë i Parlamentit, Kryetari historik Talat Xhaferi!
Me paraqitjen e Tij në përvjetorin e 140 të të ish – kryetarit Talat Xhaferi, u dëshmua shumanshëm, se themeluesit e UÇK-së, me Udhëheqësin e madh të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetin, me heronjtë dhe dëshmorët e kombit, me luftëtarët e lavdishëm të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, e kanë projektuar dhe realizuar me sukses ecjen e lavdishme për lirinë dhe çlirimin e tokave të pushtuara të Atdheut!
Programi i lidhjes së famshme shqiptare të Prizerenit është realizuar në masë të madhe në Maqedoni të Veriut, e do të duhej të zbatohet gjithnjë e më shumë edhe në të ardhmen!
Populli shqiptar në përgjithësi dhe ai në Maqedoni të Veriut në veçanti, do të jenë në vazhdimësi në ndikimet progresive të programit politiko-patriotik të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 10 qershor 2025!