79-shi i PDK-së, Musli Gucati vazhdon të marrë mbështetje
24 dhjetor 2025
| 13:36
Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Musli Gucati, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 79, po vazhdon fushatën e tij elektorale në të gjithë territorin e Kosovës. Gjatë aktiviteteve të fundit, Gucati, i shoqëruar nga kandidatët për deputet Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, ka qëndruar në qytetin e Skenderajt, nga ku edhe kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët.
“Bashkë përpara, me Arianin dhe Përparimin, për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Gucati në postimin e tij.



