8 DITË TË KONGRESIT TË ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE NË MANASTIR TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE ALI AHMETI
Ismet Sylejmani
Nga 14 Nëntori e deri më 22 Nëntor 1908, në Qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, i ka zhvilluar punimet një prej kongreseve më të mëdha shqiptare në historine e tij, ai i Kongresit të Gjuhës Shqipe!
Emri i Qytetit të Manastirit, është emri i madh që simbolizon vendlindjen historike të Gjuhës Shqipe, Qytet i cili në Maqedoni të Veriut, ka filluar të trajtohet nga shteti me dinjitet, prej kur ka ardhur Ali Ahmeti në pushtet!
Aty ku i filloi dhe i zhvilloi punimet Kongresi i Gjuhës Shqipe për 8 ditë me radhë, nga data 14 Nëntor e deri më 22 Nëntor 1908, – është Qyteti i Manastirit në Maqedoninë e Veriut!
Pra vendi ku u përzgjodhën përfundimisht shkronjat latine euroatlantike për shkrimin e Gjuhës Shqipe, është në Qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut!
Qyteti i Manastirit, Qyteti i Shkronjave të Gjuhës Shqipe, pas kësaj ngjarjeje super të madhe kombëtare, ishte Qyteti shqiptar më i demtuari nga goditjet, ishte Qyteti shqiptar që përjetoi të gjitha të zezat e mundshme nga armiqt e kundërshtarët e popullit, të Atdheut dhe të Kombit shqiptar!
Qyteti i Manastirit – Qyteti i vendlindjes dhe i djepit të Gjuhës Shqipe, normalitetit njerëzor, historik por edhe nderimit meritor të historisë së madhe kombëtare që bartë mbi supe, filloi t’i kthehet, vetëm pas luftës së armatosur të popullit shqiptar, vetëm pas gjakut të derdhur për liri e barazi të Heronjëve e të Dëshmorëve të Kombit, dhe pas arritjes së Marrveshjës së Ohrit, si një nga fitoret e mëdha të luftës së armatosur çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!
Këtë Qytet të Shqipes së shkruar me alfabet euro-amerikan, me alfabet me dinjitet dhe të mbrojtur e të nderuar si asnjëherë në histori, e ka bërë të mundur UÇK dhe Komandantii saj Ali Ahmeti, i cili me partinë e Tij BDI-në, ka bërë mrekulli të papara dhe të padegjuara deri më sot në Maqedoninë e Veriut!
Qytetin e Manastirit, Qytetin e Alfabetit, për dinjitetin që ia ka krijuar popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri, në Kosovë, në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në trojete tyre dhe nëpër botë, Kombi shqiptar duhet të ngritet në këmbë e ta nderojë me manifestime të mëdha, si Qytetin që brenda tij e ka ngjarjen më kulmore të historisë së fillimit të shkruar të shqipes së standardizuar euroatlantike!
8 DITË TË KONGRESIT TË ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE NË MANASTIR TË MAQEDONISË SË VERIUT – DUHET TË JENË DITË FESTE E TË NDEROHEN NJË NGA NJË NGA I MBARË KOMBI
Prishtinë, 16 Nëntor 2025!



