8 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, njëri në gjendje kritike

27 maj 2020 | 10:54

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë të shtrirë dhjetë pacientë, prej tyre tetë janë me koronavirus.

Sipas një njoftimi nga kjo klinikë, prej tetë pacientëve me Covid-19, katër janë në gjendje stabile, dy raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Dy raste të tjera janë në Repartin e Mjekimit Intensiv, një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19.

Në repart vazhdon trajtimin një pacient i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur të…