
800 gazetarë të akredituar ndjekin Samitin e Tiranës
Plot 800 gazetarë të akredituar janë angazhuar për Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë.
Përveç gazetarëve vendas, janë dhe ata nga shtetet e tjera, ku liderët e tyre janë në të ftuar në samit, raporton gazetari i “Top Channel”, Muhamed Veliu, i cili po ndjek aktivitetin.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian po mbahet sot në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.