89-shi mposhti Dritën

24 shkurt 2019 | 15:09

Kampionia aktuale e Kosovës në futboll, Drita pas fitores në javën e kaluar në derbi ndaj Gjilanit (3-1), sot është dashur të pajtohet me humbje nga Trepça ’89 (1-0).

Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë e ka shënuar Hasan Hyseni, në minutën e 14-të. Skuadra nga Gjilani u mundua më të gjitha forcat të dal e pamposhtur nga kjo ndeshje, por nuk ia arriti qëllimit dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.

Në xhiron e ardhshme, ’89-shi i shkon Flamurtarit në kryeqytet, kurse Drita e pret Drenicën.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës pas humbjes në javën e parë të…