9 futbollistë të rinj nga Zvicra perëndimore midis të vdekurve në tragjedinë e 1 janarit

09 janar 2026 | 13:51

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur gjatë një festimi të Vitit të Ri në Crans-Montana VS natën e 1 janarit 2026.

Nëntë lojtarë të rinj zviceranë të futbollit kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana, ka njoftuar Federata Zvicerane e Futbollit. Viktimat ishin nga tre klube rajonale në Zvicrën perëndimore.

Të premten ka qenë ditë zie në Zvicër për shkak të rastit tragjik, derisa edhe Federata e Futbollit ka ngushëlluar familjet dhe të gjithë të prekurit nga ky rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Klinës, sot ka njoftuar qytetarët se është hapur…