PDK-ja përkujton 26-vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës: Fundi i gjenocidit dhe fillimi i paqes

09 qershor 2025 | 17:07

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, duke e cilësuar këtë datë si një ndër momentet më vendimtare të historisë së re të vendit.

PDK-ja ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar më 9 qershor 1999 i dha fund luftës në Kosovë dhe ndaloi gjenocidin e kryer nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit ndaj popullit shqiptar.

“Ajo ishte kulmi i një përpjekjeje të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe sakrifice të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me guxim dhe përkushtim, bëri të pamundurën të mundur. Ky moment vendimtar hapi rrugën për vendosjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, përmes ndërhyrjes së drejtë të NATO-s, që ndaloi krimet, shpëtoi jetë dhe mbrojti dinjitetin e një populli të tërë. Kontributi i shteteve anëtare të NATO-s ishte vendimtar në këtë fitore të përbashkët për lirinë. Përjetësisht falënderues ndaj aleatëve tanë ndërkombëtarë, e në veçanti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që qëndruan pranë nesh atëherë dhe vazhdojnë të na mbështesin në rrugën e konsolidimit të shtetit, forcimit të demokracisë dhe integrimit euroatlantik”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpat Ukella, vëllai i Gjylejta Ukellës e cila është vrarë…