‘A do të jepni dorëheqje?’, Hajdari: Jo, asnjëherë, jam më së e lumtur për punën që kam bërë për popullin tim
14 nëntor 2025
| 16:17
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje pas aktakuzës që i është ngritur për rastin e rezervave shtetërore.
Ajo ka thënë se ndihet krenare për punën e saj, ndërsa akuzoi Prokurorinë Speciale se ka ngritur aktakuzë me të pavërteta.
“Jo, asnjëherë. Jam më së krenare dhe më së e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim dhe Kosovës”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti do t’i shërbente në favor të saj po të përgjigjes në ftesën e prokurorisë si dëshmitar, Hajdari është rezervuar të flasë.
“Unë sot nuk do të vendosi se kush do të jetë dëshmitar”.
“Jam më së e lumtur që populli im është më i sigurt me rezervat e shtetit”, ka thënë Hajdari.



