KRU ‘Prishtina’ apelon te qytetarët të mos i hapin pusetat e kanalizimit
18 nëntor 2025
| 11:15
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë apel te qytetarët që të mos i hapin pusetat e kanalizimit sepse mund të shkaktojë dëme.
“Të nderuar konsumatorë! Kujdes! Mos i hapni pusetat e kanalizimit që të shkarkoni ujërat atmosferike në kanalizim. Kjo mund të shkaktojë dëme në shtëpitë tuaja”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.



