Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.
Rutte ka thënë se për këtë ka folu me presidentin serb, Vuçiqi, i cili siç ka thënë Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.
“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte kur është pyetur nga “Tëvë1” para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces.
Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.
Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.
Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë.



