Derbi i madh në ‘Camp Nou’, Barcelona përball Atletico Madridit

02 dhjetor 2025 | 16:35

Barcelona dhe Atletico Madrid, përballen sonte në ora 21:00 në “Spotify Camp Nou”, në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titull.

“Katalunasit” aktualisht janë liderë, ndërsa Atletico vjen në formë të mirë pas disa fitoreve radhazi .

Dy skuadrat janë takuar gjithsej 246 herë në histori. Barca ka fituar 112 ndeshje, Atletico 77, ndërsa 57 përballje janë mbyllur barazim . Vetëm në La Liga raporti është: 81 fitore për Barcelonën, 53 për Atleticon dhe 42 barazime.

Në përballjet e fundit, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, kanë mbajtur epërsi, ndonëse ajo e Diego Simeones, fitoi duelin e fundit në Barcelonë në dhjetor 2024.

Sa i përket formacioneve, Barcelona pritet të hyjë në ndeshje me disa mungesa të rëndësishme, Ronald Arajuo, Fermin Lopez, Gavi, Mark Andre ter Stegen, çka e detyron trajnerin të bëjë rotacione. Edhe Atletico ka dy mungesa, Marcus Llorente dhe Robin Le Normand, dhe disa dilema në formacionin titullar për shkak të gjendjes fizike të disa lojtarëve.

Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe e hapur, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për objektivat e sezonit. Barcelona synon të ruajë kryesimin, ndërsa Atletico të shfrytëzojë momentin pozitiv për t’u afruar në garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se…