Haradinaj: LV-ja shkeli vullnetin qytetarë, zgjedhjet janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës

09 dhjetor 2025 | 14:12

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, ka shkelur vullnetin qytetarë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe e bllokuan shtetin.

Haradinaj ka “Facebook” është shprehur se zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit janë zgjedhje prej zorit.

“Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit. Këto janë zgjedhje prej zorit.  Ne i kemi mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t’i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës.

“Prandaj këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë! Krah teje e kundër bllokadës!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës  Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë një thirrje…