Policia kërkon të shmangët qarkullimin afër ambasadës amerikane për shkak të një ushtrimi

12 dhjetor 2025 | 17:06

Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00.

Një kërkesë e tillë vjen pasi Policia dhe Ambasada e ShBA-së po zhvillojnë një ushtrim të përbashkët.

“Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2-vjeçarja Klea Arifaj nga fshati Vlashnje i Prizrenit, pas trajtimit…