Një orë tensione, përplasje fizike, tym nga flakadanët – mbyllet seanca kaotike në Kuvendin e Shqipërisë (video)
18 dhjetor 2025
| 11:32
Seanca e fundit e këtij sesioni në Kuvendin e Shqipërisë është mbyllur brenda një ore.
Por, ajo është shoqëruar me tensione të forta, teksa deputetët e PD-së kanë zënë vendet e Ministrave dhe nuk janë ulur në ulëset e tyre.
Po ashtu, Sali Berisha ka bllokuar foltoren dhe nuk pranonte të largohej. Ndërkohë deputetë e PD janë përplasur fizikisht edhe me Gardën, teksa kanë kërkuar që këta të fundit të dilnin jashtë, raporton “Tch”.
Nga ana tjetër ata kanë ndezur disa flakadanë dhe kanë hedhur ujë dhe letra në drejtim të Niko Peleshit, por edhe Gradës.
Gjendur në këtë situatë, Peleshi ka kaluar direkt në votim, dhe mes kaosit është miratuar rendi i ditës dhe disa prej ligjeve që ishin në agjendën e sotme.



