Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së: 164 vota pro, 136 kundër

31 janar 2026 | 18:58

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me shumicë të votave kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër pranimit të dorëheqjes së ofruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164, Pro dorëheqjes janë deklaruar: 136. Pas këtij votëbesimi, Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Lidhjes Demokratike.

Kuvendi i LDK-së ishte thirrur pasi Abdixhiku kishte ofruar dorëhqejen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku u rendit si parti e tretë dhe ka fituar vetëm 15 mandate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku është zgjedhur sërish kryetar i LDK-së. 302 delegatë…