Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve
03 shkurt 2026
| 15:54
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se “Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”.
Presidentja më herët ka njoftuar i se kishte shkuar në Emirate për të marrë pjesë në World Governments Summit.



