Veprimtari Sali Bislimi: Nuk lejojmë të vritet Kosova me porosi serbe!

09 shkurt 2026 | 22:46

Veprimtari Sali Bislimi ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të motivuara politikisht.

Përmes një deklarimi publik, Bislimi shprehu shqetësimin e tij për, siç tha ai, “rrjedhën e shpejtë të ngjarjeve” dhe spekulimet që po qarkullojnë rreth mundësisë së dënimeve të rënda ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai theksoi se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet të respektohet plotësisht dhe se, sipas tij, ndaj të akuzuarve po bëhen shpifje dhe padrejtësi. Bislimi e cilësoi Thaçin si “përfaqësues të vlerave të lirisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës”, duke kundërshtuar narrativat që, sipas tij, e paraqesin ndryshe rolin e tij.

Në deklaratën e tij, Bislimi u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë dhe të protestojnë kundër çdo propozimi apo vendimi që ai e konsideron të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ai shtoi se, sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet të pranojnë asnjë vendim që do ta dëmtonte rëndë figurën e luftës çlirimtare.

Postimi i plotë i Bislimit:

Prokuroria e turpit foli: «Dënim me vdekje për UÇK-në».
Kosova në rrezik!
Kampioni i lirisë dhe vlerave të liberal-demokracisë të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, rrezikohet nga shpifjet e kuzhinës serbe.
Prezumimi i pafajësisë ende vlen.
Ngjarjet në Hagë po zhvillohen me shpejtësi, qarkullojnë thashetheme se presidenti mund të dënohet.
Hashim Thaçi nuk është “çlirimtari i kombit” i shpifur; ku jeni, shqiptarë? Të gjithë në këmbë.
Ju bëj thirrje të protestoni kudo që jeni kundër këtij propozimi skandaloz, të papare në gjykatat e shteteve demokratike.
Nuk ka Parlament të Kosovës që pranon vrasjen e një nëne që e lindi.
Nuk lejojmë të vritet Kosova me porosi serbe!
Hashim, Bacë Jakup, Kadri dhe Rexhe, jemi me ju deri në triumfin e drejtësisë dhe lirisë suaj 🇦🇱🇽🇰🇮🇱🇺🇸

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe…