Hapet televotimi për finalistin e parë të Big Brother VIP Kosova 4
10 shkurt 2026
| 13:03
Benita Zena dhe Londrim Mekaj janë shpallur fitues të sfidës së kapitenit dhe kanë zgjedhur grupet e tyre për këtë fazë të Big Brother VIP Kosova.
Në grup të saj, banorja ka përzgjedhur: Klodianin, Ludo Lee, Dolce dhe Labinot Rexha.
Ndërkaq, Londrimi në grup të tij zgjodhi: Elijonën, Suanitën dhe Aurorën, Hygertën e Arditin.
Nga spektakli i së hënës, ka nisur një maratonë televotimi që do të përfundojë më 20 shkurt, me finalistët që do të zgjidhen nga publiku.
Grupi i parë që futet në nominim është grupi i Benitës.
Publiku do të votojë për të zgjedhur finalistin e parë, ndërsa ai që do të jetë më pak i votuar do të eliminohet.
Nga ana tjetër, finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 u bë e ditur se do të jetë më 27 shkurt.



