Sot një super yll por dikur këngëtarja e njohur shqiptare luftonte për mbijetesë: “Mami e bënte bukën vetë…”

12 shkurt 2026 | 12:03

Këngëtarja Eleni Foureira ka folur për fëmijërinë e saj në Shqipëri dhe vështirësitë që përjetoi para se të shpërngulej në Greqi. Ajo tregoi se u rrit në një fshat të vogël, ku mbrëmjeve kishte errësirë dhe shumë mungesa.

“Bukë tregu apo furre nuk kisha ngrënë kurrë. Mamaja e bënte çdo ditë vetë”, u shpreh ajo. Kur shkoi në Greqi, gjëra të thjeshta si ashensori apo shija e bukës së furrës i dukeshin të jashtëzakonshme. Sot, ajo është një nga artistet më të njohura në skenën evropiane por nuk harron kurrë nga ka nisur.

Eleni Foureira, në një intervistë për mediat greke, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të djalit. Eleni është shprehur se djali është një fëmijë me shumë energji dhe se shpesh herë ajo nuk ndihet e qetë për të.

“Nuk jam e qetë në jetën e përditshme. Mërkuri më ndjek, nuk mund të fle. Mendoj se ka vendosur të më çojë në kufi. Por, unë jam duke mësuar dhe duke u rritur me të. Unë jetoj me të ndjenjat më të bukura, intensive dhe të vërteta. Ai është një fëmijë që ka shumë energji, ka një perceptim të madh, në mbrëmje argëtohemi me babin e tij, por më vjen mirë që kam një fëmijë me energji që dëshiron të zbulojë botën”-ka treguar Foureira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga Evropiane është zyrtarisht e mbyllur pasi Real Madridi arriti…