Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kryetari i AAK-së

12 shkurt 2026 | 19:01

Ramush Haradinaj nuk do të jetë kandidat për kryetar të AAK-së në zgjedhjet e ardhshme të partisë.

Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në një konferencë për medie, numëroi arsyet se pse nuk do të kandidojë për kryetar të AAK-së.

“Ne sapo kemi përfunduar takimin e 177-të të Këshillit të Përgjithshëm. I kemi dakorduar vendimet për trupat zgjedhore që i zgjedh Këshilli i Përgjithshëm, e po ashtu i kemi shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet. Procesi zgjedhor fillon më 20 shkurt dhe përmbyllet më 6 qershor. Pra, orientimi ynë për Kuvendin është afati statutor katërvjeçar, me zgjedhje të rregullta. Është një situatë vërtet e mirë që me kohë i kemi bërë përgatitjet më të mira për këto zgjedhje. Njëkohësisht, e di që risi dhe ndryshim është fakti se nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës. Në këto zgjedhje ua kam treguar edhe kolegëve disa arsye, të cilat po jua shpjegoj edhe juve. Është një kohë e gjatë në udhëheqje, që nga maji i vitit 2000, pra një faktor është edhe koha e më pas edhe rezultati jo i mirë nga zgjedhjet”, tha ai.

Haradinaj gjithashtu ka deklaruar se nuk është kandidat për president të vendit.
“Nuk jam kandidat për president të vendit. Me qenë në një rrethanë të caktuar, parlamenti, deputetët të ma kërkonin, e kisha shqyrtuar”, deklaroi Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën…