Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan
20 shkurt 2026
| 14:05
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në rrugën Prishinë-Gjilan. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.



