Policia arreston kryesuesin e komisionit për numërimin e votave në Malishevë
24 shkurt 2026
| 09:16
Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”. Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë procesit zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.
“Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputetë”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.



