Rafuna pret ambasadoren e Kosta Rikës, flasin për investimet

25 shkurt 2026 | 11:25

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në një takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kosta Rikës në Republikën e Kosovës, Olga M. Sauma Uribe.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në promovimin e shkëmbimeve tregtare, organizimin e panaireve ndërkombëtare dhe krijimin e platformave B2B për lidhjen direkte të bizneseve kosovare me ato nga Kosta Rika.

U theksua rëndësia e intensifikimit të komunikimit institucional dhe të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit, me synim identifikimin e sektorëve me potencial për investime dhe rritje të volumit tregtar.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, kryetari Rafuna i ndau ambasadores një dhuratë simbolike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jeton Kelmendi Pyetja “të kujt jemi ne, atdhe?” nuk…