Juventus dhe Spalletti afër rinovimit të kontratës deri në 2027

17 mars 2026 | 11:46

Juventusi dhe Luciano Spalletti raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2027, me opsion edhe për një sezon tjetër.

Eksperti i Juventusit, Romeo Agresti, raportoi se gjigantët e Serie A dhe trajneri i tyre janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes së re.

Spalletti u emërua në fund të tetorit për të zëvendësuar Igor Tudor, por nënshkroi fillimisht vetëm një kontratë deri në fund të sezonit, raporton Telegrafi.

Bisedimet për një kontratë të re nisën javë më parë, dhe sipas Agrestit, të dyja palët janë shumë pranë finalizimit.

Kontrata e re pritet të zgjasë deri në qershor 2027, duke përfshirë një opsion për një sezon shtesë.

Në tabelën e Serie A, Juventus renditet e pesta, një pikë pas Comos që mban vendin e katërt, por Spalletti ka fituar 16 nga 29 ndeshjet që ka drejtuar “Zonjën e Vjetër”.

Që nga data e emërimit të tij më 30 tetor, vetëm Inter (50 pikë) dhe Milan (42 pikë) kanë fituar më shumë pikë në Serie A sesa Juventus (38 pikë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë me 79 votat e Partisë Socialiste ka…