Osmani e këshillon Haxhiun që vetëm sonte pas mesnate bëhet ushtruese e detyrës së Presidentes
04 prill 2026
| 17:25
Presidentja Vjosa Osmani sot ka organizuar në Presidencë ceremoninë e pranim-dorëzimit të postit të saj tek kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.
Osmani është kujdesur që ta këshillojë Haxhiun duke i treguar se vetëm sonte pas mesnatës bëhet ushtrues e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës.
“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, ka deklaruar Osmani.



