I mituri serb i bëri për spital tre policë gjatë mbylljes së një lokali në Veri

04 prill 2026 | 18:43

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes, më 3 prill 2026, rreth orës 23:40, në Zubin Potok, ku një i mitur serb dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës, njofton Mitropol.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur në momentin kur policia ishte duke asistuar zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në kontrollin e një lokali. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka ndërhyrë duke sulmuar tre zyrtarë policorë.

“Mitropol” mëson së bëhet fjalë për lokalin Crypto i cili u mbyll mbrëmë nga zyrtarët e ATK-së.

Si pasojë e sulmit, tre policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur, por bëhet e ditur se kanë marrë ndihmën e nevojshme.

I dyshuari i mitur, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani sot ka organizuar në Presidencë ceremoninë e…