DEKLARATA e Trump ndikon menjëherë te çmimi i naftës, kriza globale arrin majat historike

07 prill 2026 | 23:03

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, kjo deklaratë e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump ka ndikuar menjëherë në çmimin e naftës në bursë.

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me naftën bruto amerikane që u ngjit në rreth 114.81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent për dorëzim në qershor arriti mbi 110 dollarë për fuçi. Kjo rritje vjen në një moment kur kërcënimet e Uashingtonit ndaj Teheranit janë intensifikuar, veçanërisht për çështjen e rihapjes së Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetike për furnizimin global me energji.

Kriza aktuale ka tronditur rëndë tregjet energjetike globale. Drejtori ekzekutiv i Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Fatih Birol, e ka cilësuar situatën si më të rëndën në historinë moderne të energjisë.

“Bota nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje furnizimi të kësaj përmase”, deklaroi ai, duke shtuar se kriza aktuale është më serioze se krizat e naftës të viteve 1973, 1979 dhe 2022 të marra së bashku.

Presidenti Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës strategjike iraniane, përfshirë termocentralet dhe urat, nëse Irani nuk rihap ngushticën deri në afatin e caktuar. Megjithatë, ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e një marrëveshjeje, duke sugjeruar se negociatat mund të jenë në zhvillim.

Mirëpo nga ana tjetër, Irani ka refuzuar një propozim për armëpushim nga SHBA-ja, duke ndërprerë së fundmi të gjitha kanalet diplomatike dhe komunikimet indirekte me SHBA-në. “Janë pezulluar të gjitha llojet e mesazheve”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka kundërshtuar Presidenten e Kosovës…