Armand Duka hap derën për vazhdimin e kontratës së Sylvinhos

17 prill 2026 | 13:58

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka lënë të kuptohet se e ardhmja e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, mund të lidhet edhe më gjatë me kuqezinjtë.

Në një deklaratë të fundit, Duka ka konfirmuar se federata është e gatshme t’i ofrojë një kontratë të re teknikut brazilian, duke vlerësuar punën e tij në krye të përfaqësueses. “Ne do t’i ofrojmë kontratë të re. I duhet kohë për të menduar”, është shprehur ai, duke lënë gjithçka të hapur për vazhdimësinë e bashkëpunimit.

Që prej marrjes së drejtimit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka sjellë një frymë të re në ekip, duke rritur besimin dhe rezultatet, çka ka shtuar dëshirën e drejtuesve për ta mbajtur atë në krye të skuadrës edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar…