Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”

27 prill 2026 | 14:42

Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën ka njoftuar se Uka është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 30-të.

Komisioni i Veteranëve të futbollit, ka vlerësuar Ukën si më të mirin e javës pasi ishte edhe më i merituari për fitoren e Drenicës në udhëtim te Prishtina e Re.

Drenica fitoi 3:2 kurse Uka kontribuoi me dy gola në këtë fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë të ekipit nga Skenderaj.

Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Uka u shpreh I lumtur që u vlerësuar si lojtari më i mirë i xhiros së 30-të.

Për Ukën, kjo është hera e dytë brenda pak javës që fiton epitetin e futbollistit më të mirë të javës në elitën e futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit