Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

03 maj 2026 | 08:21

Sot janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova është anëtarësuar në UEFA, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA.

Për ish-legjendën e futbollit, në atë kohë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, pranimi i Kosovës në UEFA ishte drejtësi e vonuar.

Kujtojmë se kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA ishte Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka,…