Konfirmohet rasti i dytë i hantavirusit pas tre të vdekurve në anijen turistike në Atlantik
05 maj 2026
| 08:20
Dy raste të hantavirusit janë konfirmuar pasi tre persona vdiqën dhe një shtetas britanik u sëmur rëndë pas një shpërthimi të dyshuar në një anije turistike në Oqeanin Atlantik.
Operatori i anijes MV Hondius, Oceanwide Expeditions, tha se një burrë dhe një grua holandeze, si dhe një shtetas gjerman, kishin vdekur, shkruan BBC.
Hantavirusi është konfirmuar në rastin e shtetasit 69-vjeçar britanik i cili është në kujdes intensiv në një spital në Afrikën e Jugut dhe ishte i pranishëm te gruaja holandeze që vdiq.
Shkaqet e vdekjeve të pasagjerëve të tjerë po hetohen.



