Anëtarja e kryesisë së LDK-së: Osmani kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër

07 maj 2026 | 23:20

Vjosa Osmani do të jetë kandidate e LDK-së për presidente, ndërsa kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër.

Kjo është thënë nga anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila në Rubikon u shpreh se Osmanit i është dhënë mundësia që të zgjidhet me votë të qytetarëve si kandidate për presidente.

“Qytetarët kanë me pasë të qartë kush është president që prezantohet prej nesh, ua kemi dhënë mundësinë që Vjosa Osmani, pra atë që Albin Kurti nuk ua dha, LDK do t’ua japë qytetarëve mundësinë që ta votojnë Osmanin për presidente. Sepse menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e presidentit. Prandaj ne ua kemi dhënë mundësinë që të zgjidhet me votë qytetare si kandidate për presidente”, tha ajo.

“Ndërkohë ne e kemi kryetarin e partisë si kandidat për kryeministër, dhe ai e ka përgjegjësinë e plotë që ta prezantojë programin qeverisës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click”…